Durrës, 17 qershor 2014 – Konfliktet në çift shpeshherë vazhdojnë edhe pasi bashkëshortët kanë vendosur të ndahen. Kjo ka ndodhur edhe me një çift të ndarë kohë më parë në gjykatë. Kujdestaria e fëmijëve i ishte besuar nënës, por duket se babai nuk është pajtuar me këtë fakt.

Ai ka shkuar një ditë në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të marrë fëmijët ashtu siç kishte vendosur gjykata, por më pas nuk i ka rikthyer ata në shtëpinë e nënës së tyre.  

E ndodhur në këto kushte, 37 vjeçarja A.B., nga Durrësi ka denoncuar në polici ish-bashkëshortin e saj fierak, A.D., 36 vjeç. Gruaja pretendon se ish-burri i saj i ka mbajtur pa të drejtë fëmijët dhe nuk i ka kthyer ata pranë saj.

Pas denoncimit të 37 vjeçares, policia e qytetit bregdetar ka nisur proçedimin penal në gjendje të lirë për 36 vjeçarin fierak që akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa të drejtë e fëmijës”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/