Policia e Durrësit po punon për gjetjen e një të mituri pasi është larguar nga banesa çka ka alarmuar familjen e tij.

Ka qenë nëna e 10-vjeçarit S.N., shtetasja D.N., vjeç 40, banuese në Shën Vlash, e cila ka denoncuar të dielën e 30 shtatorit në Komisariat se djali i saj është larguar nga banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.