Policia në Durrës ka proceduar penalisht një 58-vjeçar dhe një 57-vjeçar, pasi dyshohen për mashtrim.
Dy burrat dyshohen se i kanë marrë një shumë parash shtetasit K.K, duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.
“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartament”, thuhet në njoftim.