Një i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm pranë stacionit të trenit në Durrës.
Burri në moshë ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një i ri 20-vjeçar.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë në vendngjarje grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.