Me çiften që kishte me leje ka qëlluar në drejtim të qenit të komshiut, duke e lënë të plagosur kafshën e gjorë.

Por veprimi i kryer, ka futur në telashe një 71-vjeçar nga Rrashbulli, Durrës.

71-vjeçari E.Sh. do të ndiqet penalisht nga Prokuroria për prishje të qetësisë publike.

Atë e ka ndihmuar fakti që armën që dispononte e kishte me leje, por gjithsesi çiftja i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.