Arrestohet nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak një 28-vjeçar, i akuzuar për vjedhje.

Në pranga ra shtetasi O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi i ka vjedhur celularin, një shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Kavajë ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Ç., 89 vjeçe, banuese në Durrës, se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin B. C., 79 vjeç, banues në Kavajë, i cili vuan nga probleme mendore. Po punohet për gjetjen e tij.