Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, i cili sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.