Një 71-vjeçar nga Durrësi i është drejtuar komisariatit të policisë për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij nga ish-gruaja dhe vajza.

Në një njoftim për shtyp, policia e Durrësit sqaron se “u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.M vjeç 71, banues në Durrës, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja M.S. dhe vajza M.S, vjeç 53 e 21, banuese në Durrës, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij”.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.