1 gusht 2015 –  “Uji i pijshëm kontrollohet çdo ditë në 31 pika të miratuara në të 18 lagjet e qytetit të Durrësit dhe ka rezultuar i pastër, nën normën e  lejuar të ndotjes”, konfirmoi dr. Nestor Memsuri për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”. Përfaqësuesi i Drejtorisë së Higjienës dhe Epidemiologjisë tha se pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve kanë të bëjnë me mospastrimin e depozitave në banesat e tyre çdo 6 muaj. Kjo ndotje në depozita ndodh pas punimeve që kryen Ujësjellës Kanalizimet.

Dr. Memsuri bëri të ditur se në 6-mujorin e parë të vitit 2015 janë bërë 8 874 analiza të kampioneve të ujit të pijshëm, ku gjysma e tyre (4 437) janë analiza kimike-fizike dhe gjysma tjetër janë analiza bakteriologjike. Kampionet janë marrë në stacionet e pompimit në Fushë-Kuqe (Kurbin) dhe Fushë-Krujë, si dhe në depot e Durrësitm Shijakut dhe Xhafzotajt. Ndërkohë janë zgjidhur dhe problemet e shfaqura në ujësjellësit e dy fhtarav të Gjepalajt (Eminas 1 dhe Shtrazë). Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe akulli ushqimor. Përgjithësisht, në Durrës ka përmirësim të dukshëm të cilësisë së ujit të pijshëm, tha dr. Memsuri.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/