10 shtator 2015 – Në portin e Durrësit ka mbërritur në mëngjes me traget një italian jo i zakonshëm për të ndërmarrë një aventurë drejt Lindjes. Një udhëtim në vetmi me Aurora-n e tij, nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë për të mbërritur në Turqi: këtë po ndërmerr një çiklist i ri italian nga Bari.
Nga Bari në Stamboll me biçikletë, rreth 1200 km “tek pullë”, majë “Aurorës” së vet besnike përmes Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë, për të arritur në qytetin – “urë të dy botëve” – Stamboll.
Është sipërmarrje tërheqëse e Roberto Cancellieri, çiklist i ri barez. Aventura e Robertos, me mbështetjen e sektorit të sportit të bashkisë së Barit, filloi në mbrëmjen e së mërkurës, më 9 shtator 2015, nga porti i Barit. Sportisti mbërriti të enjten, më 10 shtator 2015, me traget në Durrës, nga ku filloi itinerarin në drejtim të Stambollit. Mbërritja është parashikuar është midis 23 dhe 24 shtator në Xhaminë Blu.
Vitin e kaluar Robertoja ka kryer një ndërmarrje të ngjashme, deri në Barcelonë.
Info /Itinerari
– Durrës-Elbasan 85 km
– Elbasan-Ohër 92 km
– Ohër-Niki (kufi) 86 km
– Niki-Edessa 72 km
– Edessa-Selanik 85 km
– Selanik-Amfipoli 100 km
– Amfipoli-Petropigi 92 km
– Petropigi-komotini 90 km
– Komotini-Aleksandropoli 60 km
– Aleksandropoli-Malkara 100 km
– Malkara-Marmaraereglisi 100 km
– Marmaraereglisi-Stamboll 100 km
/DurresLajm/