29 maj 2015 – Orgest Kolati, 22-vjeçar nga Kavaja, është kapur në flagrancë në një market, duke synuar që të paguante me para false, konkretisht me një kartë monedhë të prerjes 50 euro.
Mësohet se arrestimi i Kolatit u bë nga Specialistët kundër krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Durrës.
22-vjeçari që tentoi të paguante me para të falsifikuara, tashmë akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/