Katër persona të maskuar si punonjës policie kanë marrë peng mbrëmjen e sotme një person në lagjen Nr. 1 pranë ish Hotel Vollga në qytetin e Durrësit. Personi i marrë peng quhet Gazmend Çollaku.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personat e veshur si punonjës policie janë larguar me një makinë tip Audi me targa gjermane.

Në vendngjarje ndodhen Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që nuk dihet ende destinacioni i pengmarrësve.