I shkon të fejuarës në vendin e punës dhe e rreh në sy të të gjithëve, policia e arreston.
Rasti i dhunës ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Plazhit në Durrës, në lagjen nr. 13.
Sipas policisë, shtetasi F. Koçi 28 vjeç banues në Librazhd i ka shkuar në punë bashkëjetueses së tij 19-vjeçare nga Durrësi, shtetases K.C. dhe e ka rrahur.
Ai u arrestua më pas nga uniformat blu për akuzën e “Dhunës në familje”.





