Një grua 66-vjeçare e divorcuar nga bashkëshorti i saj, është paditur në polici nga ky i fundit.
Ai e akuzon ish-gruan me iniciale Xh.K. se i ka vajtur në shtëpi dhe i ka marrë me vetëgjyqësi disa sende shtëpiake. Sipas policisë, gruaja pretendon se këto sende i përkasin asaj.
Kështu, pas denoncimit të 67-vjeçarit B.Z., policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për 66-vjeçaren.





