Një 45-vjeçare nga Durësi, e akuzuar se i ka vjedhur në hotel një sasi eurosh një shtetasi polak po ndiqet penalisht nga policia.

Mësohet se shtetasja V.K, vjeç 45, banuese në Arapaj, në datë 12 gusht, në një nga hotelet në zonën e plazhit i ka vjedhur në dhomë një sasi eurosh shtetasit M.F, vjeç 26, banues në Poloni.

Ndërkohë, një natë më parë, në lagjen nr. 17/1, shtetasit P.H. i kanë vjedhur në shtëpi një sasi lekësh. Në këtë rast, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.