Kishte lënë brenda në automjetin e saj një celular të tipit iPhone dhe një orë dore, por megjithëse e kishte kyçur makinën, kjo nuk e ka penguar hajdutin që t’ia vjedhë ato.

Ai ka thyer xhamin e makinës dhe më pas i ka marrë ato e është larguar, por policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar.

Ai është Julian Vasili 37 vjeç, banues në Durrës. Ngjarja është shënuar të dielën, ndërsa pronarja e makinës është shtetasja S.V. 19 vjeçe, bën të ditur policia.