Një pasagjereje që po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës me një furgon të linjës, i kanë vjedhur gjatë udhëtimit kartën e llogarisë bankare.
29-vjeçarja me iniciale E.Q. e ka denoncuar ngjarjen pranë policisë, e kjo e fundit bëri të mundur arrestimin e hajdutit, i cili është një 26-vjeçar nga Durrësi, shtetasi Julian Meta.
I riu u arrestua në flagrancë teksa po tërhiqte një sasi prej 15.000 lekësh të vjetër në ATM-në e bankës ku 29-vjeçarja kishte llogarinë, njoftojnë burimet policore.
Mbi Julian Metën tanimë rëndon akuza e vjedhjes.
S.L.