3 gusht 2015 – Vazhdojnë sërish vjedhjet e varëseve të floririt në Durrës, ku viktima të grabitjeve janë gratë.
E fundit ka ndodhur në lagjen Nr.11 të qytetit, ku 30-vjeçari Petrit Cërriku i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases Dh.Q., 45 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia e Durrësit raporton se 30-vjeçari u arrestua dhe tashmë akuzohet për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’.
Rreth një muaj më parë, policia e Durrësit vuri në pranga dy persona të tjerë po për të njëjtën vepër penale. Hasan Beqiri, i cilësuar si tmerri i grave në Durrës, në bashkëpunim me 22-vjeçarin Saleo Roci, u vidhnin varëset nga qafa disa grave të qytetit (Lexo këtu: Arrestohet tmerri i grave të Durrësit, u vidhte varëset nga qafa).
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/