54-vjeçarit G.N., nga Durrësi i kanë vjedhur mjetin tip Benz në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Por ndërsa shtetasi në fjalë iu drejtua policisë për të denoncuar vjedhjen, automjeti u gjet i braktisur në lagjen nr.15, në Spitallë.
Policia e Durrësit nuk bën të ditur nëse në automjet janë gjetur gjurmë gishtash që mund të ndihmojnë hetuesit për identifikimin e hajdutit, po ndërkohë ka nisur puna për zbulimin e identitetit të tij dhe kapjen e autorit.
Kohët e fundit është rritur numri i automjeteve të markave të ndryshme të vjedhura në Durrës, por ky është një nga rastet e pakta, kur makina është gjetur pak pas denoncimit.





