Durrës, 28 gusht 2014 – Një 30 vjeçare arrestohet për falsifikim, një 24 vjeçar denoncon faktin se i kanë ‘vjedhur’ gjeneralitetet.
Akuza në të dyja rastet është e njëjtë; “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”, por problemi është komplet i ndryshëm.
30 vjeçarja nga Durrësi Anjeza Nebiaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim, pas vendimit që kishte dhënë për të Gjykata e Rrethit.
Në muajin korrik, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg” për 30 vjeçaren që rezulton se ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Ndërkohë 24 vjeçari A.S. është surprizuar kur ka shkuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike.
I riu nga Durrësi ka mësuar se gjeneralitetet e tij ishin përdorur nga një person i paidentifikuar.
Pasi ka bërë denoncimin në polici, i riu është në pritje të zbulimit të identitetit të personit që hiqet sikur është 24 vjeçari durrsak.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





