Durrës, 30 korrik 2014 – Një punonjëse rrobaqepësie është vjedhur në vendin e punës dhe për më tepër llogaria e saj bankare është boshatisur nga hajduti/ja.

43 vjeçarja D.B. ka denoncuar në polici faktin se i është vjedhur karta e bankës me të cilën tërhiqte paratë e rrogës dhe njëkohësisht edhe kodi i saj.

E alarmuar nga vjedhja, 43 vjeçarja i ka telefonuar bankës dhe i ka shpjeguar se çfarë i kishte ndodhur me qëllim bllokimin e llogarisë.

Por ajo që ka mësuar e ka tronditur edhe më shumë.

Hajduti/ja është treguar shumë i shpejtë dhe menjëherë ka shfrytëzuar rastin që ka pasur kartën në dorë dhe ka tërhequr nga llogaria 14.000 lekë.

Në këto kushte, 43 vjeçarja i është drejtuar policisë për t’i kërkuar zbardhjen e kësaj vjedhjeje dhe identifikimin e autorit/es.

Për vetë faktin se në rrobaqepësi shumica dërrmuese e punonjëseve janë femra, policia dyshon se hajduti mund të jetë ndodnjë nga koleget e 43 vjeçares që ka pasur dijeni se ku i linte ajo kartën e bankës dhe kodin Pin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/