13 nëntor 2015 – I vidhet portofoli me 3000 euro dhe 10000 lekë një 45-vjeçari në Durrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr.4 tek Ambulanca Qendrore, ku dy persona i grabitën portofolit shtetasit me iniciale M.Ç.
Njëri prej autorëve u arrestua dhe ai është Nikollaq Liçi, 58 vjeç, banues në Durrës, ndërsa bashkëpunëtori tjetër nuk është identifikuar ende nga efektivët e policisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se pas arrestimit, Nikollaq Liçit i kanë gjetur 2350 euro të cilat ia sekuestruan.
Specialistët për Krimet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
/S.L. portali DurresLajm/