Furgoni që u dogj dje në Durrës nuk ka marrë flakë si shkak i një defekti elektrik, por dyshohet se i është vënë zjarri nga një 38-vjeçar.

Policia e Durrësit bën me dije se po punon për kapjen e shtetasit A.S. banues në Durrës, i cili qëndron prapa kësaj ngjarjeje.

“Më datë 13. 03. 2016 në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vendosur zjarrin mjetit furgon tip Benz me targa DR 2902 F, në pronësi të shtetasit, L.P. 56 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ky rast nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të mjetit që u dogj pjesërisht.