Durrës, 29 prill 2014 – Efektivët e policisë së Shijakut kanë bëtë të mundur identifikimin e dy autorëve të dy vjedhjeve të regjistruar gjatë vitit të kaluar në qytetin e tyre. Por efektivët janë mjaftuar vetëm me identifikimin dhe jo prangosjen e hajdutëve, sepse këta të fundit ndodhen në burg, të akuzuar për vjedhje të tjera.
Mesa duket Petrit Drejaj, 35 vjeç, banues në fshatin Adriatik Kurbin dhe Denis Mici, 20 vjeç, banues në Tiranë e kanë kthyer në profesion hajdutllëkun. Të dy këta shtetas kanë precedentë penalë përsa i përket vjedhjeve dhe aktualisht janë duke vuajtur dënimin në paraburgimin e Lezhës dhe të Tiranës për vjedhje të mëparshme.
Me vjedhjet e dy lokaleve në qytetin e Shijakut, përgjatë vitit të kaluar, ata kanë shtuar me raste të tjera “CV” penale të tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





