Policia ka identifikuar drejtuesin e motomjetit elektrik që më 12.12.2025 përplasi një këmbësore në rrugën “Petrit Llaftiu”.

Drejtuesi rezulton një 17-vjeçar, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Këmbësorja, shtetasja D. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.