DURRES, 13 shkurt 2013– Në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të karburant “Kastrati” është gjetur i vdekur një shtetas, që sipas policisë së Durrësit është aksidentuar nga një automjet, ndërsa po lëvizte me biçikletë në këtë aks.
Policia ka arritur të identifikojë viktimën e aksidentit rrugor. Sipas burimeve policore bëhet fjalë për shtetasin Durim Bicaku, 38 vjeç, nga Nishtulla, Shkozet, Durrës.
Policia po punon tani për të identifikuar dhe ndaluar drejtuesin e automjetit që aksidentoi 38 vjeçarin Bicaku dhe u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit.





