Durrës, 23 maj 2014 – Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara, ka deklaruar sot se policia ka tentuar të bllokojë nisjen e protestuesve durrsakë, drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita, që pritet të mbahet rreth orës 11.00. Sipas Carës, policia ka tentuar të bllokojë protestuesit, të cilët ishin nisur me furgon. “Policia bllokoi një furgon me qytetarë. U desh ndërhyrja jonë për të lejuar kalimin”,- ka bërë me dije deputeti Cara.
Në lidhje me deklaratën e Ilgi Carës, ka reaguar policia e Durrësit, sipas të cilës bllokimi i furgonit ka ardhur, pasi brenda tij kishte një person të dyshimtë. “Personi u shoqëruar në policia, e më pas u la i lirë. Pas verifikimeve furgoni u lejua të kalonte.”,- thuhet në reagimin e policisë së qytetit bregdetar.
Nga qyteti i Durrësit janë nisur drejt Tiranës, rreth 15 autobusë dhe 30 furgona me qytetarë, të cilët do t’i bashkohen protestës së opozitës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





