DURRËS, 5 tetor 2013 – Rokadë në kreun e institucionit të prefektit të qarkut të Durrësit: ikën Genc Juka dhe vjen Roland Xhelili (versioni i emrit në sajtin e kryeministrisë është Rolant Xhelilaj). Deri para 4 tetorit 2013 kur u emërua në krye të “qeverisë” rajonale, qarkullonin zëra që kryetari i grupit të këshilltarëve “lejla” të qytetit bregdetar Xhelili ishte piketuar të zgjidhej kryetar i këshillit të qarkut, pas ndryshimit të raportit të forcave, si rezultat i koalicionit PS-LSI. Prefekti i ri është me përvojë si në politikën vendore ashtu dhe në drejtim. Nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë si anëtar në këshillin bashkiak dhe në atë të qarkut.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/