Durrës, 19 mars 2014 – Një ditë më parë, pranë efektivëve të komisariatit të policisë së Durrësit është paraqitur një i moshuar 78 vjeçar, i cili ka denoncuar largimin nga shtëpia të vajzës së tij. Sipas 78 vjeçarit J.P. vajza e tij 48 vjeçare është larguar nga shtëpia pa i thënë asgjë dhe pa i lënë asnjë adresë se ku mund ta kërkonte. I moshuari ka kërkuar ndihmën e efektivëve të rendit për lokalizimin e vendndodhjes së vajzës së tij. Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasen 48 vjeçare dhe po punon për gjetjen e saj dhe rikthimin në shtëpi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





