Në vigjilje të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Imami i xhamisë së madhe të Durrësit, Ervin Qylafku ka folur për rëndësinë që ka ky muaj.
Për imamin Qylafku, Ramazani është muaji i reflektimit, për të arritur synimet dhe sukses.
“I madhi Zot ka vendos për ne. Kemi fatin për të jetuar në këtë botë, me ngarkesa, me shqetësime me probleme të ndryshme. Jemi njerëz që bëjmë jetë sociale, shoqërore që ngarkohemi edhe nga problemet e të tjerëve dhe për këtët arsye i madhi Zot, na ofron njëherë në vit muajin e Ramazanit, që të jetë muaji i reflektimit për veten tonë, për të arritur synimet dhe sukseset, për të shkarkuar ato shqetësimet dhe ngarkesat e vitit.”, shprehet imami.
Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë, imami Qylafku uron një muaj të begatë për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre.