DURRËS, 24 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës njofton se të hënën, më 23 shkurt 2015, filloi procedimi penal në mungesë si dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit Enidor Dedja, banues në Shijak. Blutë plotësojnë kuadrin e ngjarjes që është bërë publik dhe nga “Dyrrah”-u, më 23 shkurt 2015: rreth orës 10.30, pranë zyrave të informacionit të ALUIZNI-t, Dedja ka nxjerrë një pistoletë dhe ia ka vendosur në kokë 41-vjeçarit Fabian Gashi, banues në Shënvlash (Rrashbull). Në momentin e gjuajtjes me pistoletë Gashi është shmangur.

Por më pas Dedja e ka goditur me qytën e pistoletës Gashin, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Pas mjekimit në spitalin rajonal publik, 41-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë kalibër 7.62 mm, një predhë e deformuar, si dhe njolla gjaku. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/