DURRËS, 21 tetor 2014 –  Mbyllet përkohësisht për kushte jo të mira higjienike dhe sanitare shkolla 9-vjeçare e fshatit Arapaj në komunën e Rrashbullit, i tha “Dyrrah”-ut shefi i shërbimit të higjienës në drejtorinë rajonale të shëndetit publik z. Nestor Memsuri.

Deri tani janë kontrolluar detyrat e lëna në shkollat e diskutuara, ku grupet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kanë lënë detyra për përmirësimin e kushteve higjienike-sanitare për vitin e ri shkollor 2014-2015.

Është realizuar, dezinsektimi, deratizimi dhe dezinfektimi i mjediseve në shkollat 9-vjeçare “Marie Kaçulini” dhe “Isuf Ferra”, ku janë gjetur gjurmë vektorësh.

Dr. Memsuri tha se janë bërë rregullime në shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” të qytetit të Durrësit.

SHKOLLAT ME PROBLEME

 “Bedrie Bebeziqi”

“Jan Kukuzeli”

“Jusuf Puka”

“14 Nëntori”

“Marie Kaçulini”

“Isuf Ferra”

“Bernardina Qeraxhia” (konvikti)

“Bajram Curri” i Ri (tarraca)

Shkolla e Kullës në bashkinë e Sukthit

KOPSHTET ME PROBLEME

 “Isuf Ferra” te godina e vjetër,

“Bajram Curri” tek godina e vjetër,

“7 Marsi”

“Foto Monobeu”,

“Bedrie Bebeziqi”

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/