DURRËS-18.07.2013 – Aksidentohet në krye të detyrës inspektori i qarkullimit rrugor Arben Luci. Ngjarja u shënua mbrëmjen e sotme në postbllokun e Urës së Dajlanit në Durrës.
Nga hetimet paraprake mësohet se inspektori ka ndaluar shtetasin Ledjon Kadilli, i cili drejtonte automjetin tip “Rexhina” me targa AA 272 CB. Inspektori me kolegët pasi kanë hasur shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim të mjetit me shpejtësi i kanë vënë një gjobë.
Menjëherë pas gjobës, drejtuesi i automjetit ka aksidentuar qëllimisht inspektorin Arben Luci duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të Shijakut,.
Luci është dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që në një prononcim për korrespondenten Klodjana Haxhia, ai ka pohuar se është aksidentuar qëllimisht, nga shtetasi Lendjon Kadilli, pasi e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia është vënë në ndjekje të Lendjon Kadillit, ndërkohë që ka mundur të ndaloi vëllain e tij me të cilën udhëtonte.
Durrës, inspektori i vendos gjobë, drejtuesi i mjetit e aksidenton me makinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dobi akuzon pas humbjes me Egnatian: Shikoni VAR, gjykim me dy standarde
Psikologët tregojnë ngjyrën që priren të zgjedhin personat shumë inteligjentë!
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpresin bebin nr. 4
Teuta humbet ndaj Egnatias





