E gjithë rruga e Plazhit, në Durrës, do të çahet sërish për investimin madhor të kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha sekondare dhe terciare. Është një investim prej 4 milionë eurosh, që kryhet paralelisht me rikualifikimin e hapësirave dhe të rrugës, investim prej 2.2 miliardë lekësh i Bashkisë së Durrësit.

Tenderi ka përfunduar, firma fituese është shpallur, dhe punimet, që do të zgjasin një vit, zgjidhin përfundimisht problematikën e derdhjes së ujërave të zeza në det, të gropave septike dhe problematikës me përmbytjet. Zbatimi i projektit pritet të ketë efekte në trafik për sezonin veror në bregdetin e Plazhit, në Durrës, por zgjidh një herë e mirë problemet e mbartura në vite.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, flet inxhinieri i Ujësjellësit, Bledar Metalla, i cili sqaron projektin me detaje.

K.H.