Më 18 tetor 2019, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) zhvilloi takimin e radhës në Durrës, për programin IPARD II, thirrja e dytë, në mjediset e një agroturizmi të financuar nga skema kombëtare.
Fermerë, agropërpunues, sipërmarrës dhe investues të fushës së bujqësisë, morën pjesë në këtë takim për t’u njohur me detajet e aplikimit, dokumentacionin dhe teknikalitetet e tri masave të këtij programi që financohet nga BE-ja dhe Qeveria Shqiptare.
Durrësi është zonë me epërsi për shkak të klimës mesdhetare dhe pozicionit bregdetar, e cila u jep pëparësi bizneseve vendore, sidomos në fushën e turizmit rural, njoftoi AZHBR-ja.
Info / Çfarë është IPARD-i?
IPARD-i është programi i financuar nga Bashkimi Evropian dhe buxheti i shtetit në ndihmë të bujqësisë shqiptare. IPARD-i ofron grante për fermerët në bazë të aplikimeve që fermerët bëjnë. Aplikimet duhet të jenë për investimet që programi mbështet, brenda afateve, rregullave dhe kritereve te aplikimit, sipas çdo thirrjeje për aplikime.
Thirrja është e hapur për të gjithë personat (persona fizikë dhe juridikë), puna dhe veprimtaria e
të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, ose të agro-përpunimit dhe rural me fokus në masat e mëposhtme:
Masa 1: "Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore" me fokus të veçantë në sektorët e
mëposhtëm:
• Qumësht
• Mish
• Fruta
• Perime
• Vresht
Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë
në sektorët e mëposhtëm:
• Qumështi dhe përpunimi i qumështit
• Përpunimi i mishit
• Përpunimi i frutave dhe perimeve
• Vera
Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e
mëposhtëm:
• Sigurimi dhe prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve;
Ky program bashkëfinancohet
• Përpunimi dhe tregtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet
dhe verës);
• Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave
esenciale;
• Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripura):
• Turizmi rural dhe i natyrës;
• Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale;
• Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures;
• Prodhimi i energjisë së rinovueshme.
Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrjeje është 57.68 milionë euro, nga të cilat 75% ose 43.26 milionë euro kontribut i BE-së dhe 25% ose 14.42 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit.
Masa 1: me buxhet total 24.05 milionë euro, me një minimum prej 10 000 euro dhe maksimum 500 000 euro. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.
Masa 3: me buxhet total 22.75 milionë euro, me një minimum 25 000 euro dhe maksimum 2 000 000 euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve
të pranueshme të investimit.
Masa 7: me buxhet total 10.87 milionë euro, me një minimum 10 000 euro, maksimumi 400 000 euro. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të
pranueshme të investimit.
Thirrja e dytë për aplikime do të hapet më datë 30 tetor 2019. Afati i fundit i pranimit të
aplikimeve është 16 dhjetor 2019, sipas orarit zyrtar 08:00 – 16:30. Çdo aplikim i mbërritur në AZHBR pas datës 16 dhjetor 2019 nuk do të pranohet.
Th.M.





