· Konkurrimi më 26 nëntor 2014, vlera dysheme rreth 1 300 euro në muaj, ose 1,4 euro metri katror
DURRËS,21 nëntor 2014– NPV-ja e diktaturës jep ende sipërfaqe me qira për rrobaqepësi në demokraci, teksa qeverisë aktuale i është bërë “fiksim” fasoni.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njofton se më 26 nëntor 2014 do të zhvillojë konkurrimin për dhënien me qira të sallave të prodhimit në katin përdhe në “Prodhim veshje” sha, me sipërfaqe të përgjithshme 892 metra katrorë, me një afat 20 vjet.
Është interesante se vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 178 400 lekë (rreth 1 300 euro) në muaj, ose 200 lekë (1,4 euro) metri katror në muaj. Dhënia me qira bëhet për zhvillimin e aktivitetit të përpunimit aktiv të mallrave (fason), për rrobaqepësi. Konkurrimi do të zhvillohet më datën 26 nëntor 2014.Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon: investimi me 30 pikë, punësimi me 60 pikë, tarifa mujore e qirasë me 10 pikë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





