22gusht 2015 – Dhunohet kirurgu i spitalit të Durrësit nga një ish-efektiv policie. Ky i fundit kishte dërguar pak orë më parë të atin në urgjencë për shkak të problemeve shëndetësore.
Kur mjeku me inicialet A.N. i ka kërkuar që të blinte ilaçet në farmaci, jashtë spitalit, Adriatik Hoxha, ish-polic, ka nisur të debatojë me mjekun. Pas debatit me fjalë dyshohet se Hoxha, në bashkëpunim me një tjetër të afërm, të ketë dhunuar mjekun. Policia ka ndërhyrë, duke shoqëruar në komisariat autorin e denoncuar.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë të spitalit, të cilat do të zbardhin rrethanat e plota të asaj çka ndodhi sot në spital.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/