DURRËS, 15 prill 2014 – Ish-drejtuesit vendore të ALUIZNI-t në qytetit bregdetar janë përfshirë në një megaskandal korrupsioni dhe përvetësimesh në legalizimet, pasi punonjës të ALUIZNI-t, të emëruar me "rekomandime partie", deri para 10 muajsh, nuk kanë arkëtuar paratë që u merrnin qytetarëve për matje.

Sipas drejtorit të ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi, në zyrat e këtij institucioni paraqiten çdo ditë me dhjetëra qytetarë, të cilët, për arsye nga më të ndryshmet, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për legalizim.

Sipas Gjuzit, ka shumë qytetarë, të cilëve, jo vetëm nuk u ishte kryer shërbimi i matjeve, por kishin paguar fatura prej 4 300 lekë të rinj, që nuk rezultonin të ishin derdhur në bankë.

Pritet që ALUIZNI të denoncojë në organet e drejtësisë personat që nuk kanë derdhur në arkën e shtetit të faturat, si dhe qytetarët e dëmtuar po i drejtohen prokurorisë për grabitjen e të ardhurave të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/