Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Qarku Durrës në bashkëpunim me firmën “Korriku Flower” ka dhuruar një sasi maskash mbrojtëse dhe lule për stafin mjekësor të spitalit të Durrësit.
Paraditen e sotme, kryeinspektorja e Shëndetësisë në Durrës, Zhaneta Saliu ka dorëzuar mjekëve dhe infermierëve të Urgjencës 100 maska dhe lule në shenjë falenderimi për punën e palodhur që po bëjnë në këtë periudhë të vështirë për vendin.
“Së bashku do t’ia dalim”, thonë ata njëzëri në fund duke përcjellë një mesazh shpresëdhënës për të gjithë ne.
Bluzat e bardha qëndrojnë në vijën e parë të frontit në luftën me COVID-19 dhe rrjedhimisht janë më të rrezikuarit për t’u infektuar teksa kujdesen për pacientët.
Maskat janë një nga produktet më të shitura që prej shfaqjes së pandemisë pasi konsiderohen një masë mbrojtëse efikase për parandalimin e COVID-19.





