Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi Gjykata e kishte dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu në pranga të policisë kanë përfunduar edhe 3 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
A. D., 64 vjeç, V. P., 53 vjeç dhe A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





