Një person i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës është ndaluar nga blutë e qytetit bregdetar.

Mësohet se shtetasi B. S., ishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.