Mënyrat e argëtimit në ditët e sotme janë nga më të ndryshmet dhe, në stinën e verës, shumë pushues mundohen të shfrytëzojnë edhe format më ekstreme të tij.
Kështu ka ndodhur gjatë ditës së diel me një 43-vjeçar nga Tirana, që kishte zgjedhur pikërisht zonën e Ishmit për të bërë një xhiro me motorin e tij fluturues.
Por mënyra e përzgjedhur prej tij për t’u argëtuar ka shqetësuar pushuesit, që kanë denoncuar rastin në polici.
Kjo e fundit ka sekuestruar motorin me parashutë dhe ka nisur procedimin penal për shtetasin I.K.
“Më datë 23.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.K., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 22.07.2018, në Ishëm, duke fluturuar me një motor fluturues ka shqetësuar pushuesit. Në cilësinë e provës u bllokua motori me parashutë. Neni 274 i Kodit Penal”, njofton policia e Durrësit.





