Një 39-vjeçar i cili ishte në kërkim ka përfunduar në pranga e policisë, pasi ka kanosur dhe dhunuar bashkëjetuesen e tij në fashtin Hamallë në Durrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë ndaluan shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hamallë, Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka kanosur dhe dhunuar bashkëjetuesen e tij.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





