Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona, mes tyre njëri i shpallur në kërkim.

Mësohet se në pranga të policisë ka rënë Shtetasi Artur Cani 44-vjeç, banues në Durrës, pasi është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. 44-vjeçari më datë 23.06.2020, ka vjedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale S. F., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin është përplasur me një mjet tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin:

Artur Cani, 44 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas, më datë 23.06.2020, ka vjedhur në banesën e shtetasit I. K., pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në banesën e 44-vjeçarit.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Hyundai” është përplasur me një mjet tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.