DURRËS, 28 tetor 2014 –  Uniformat blu njoftojnë se të hënën më 27 tetor 2014 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj italianit me inicialet A. V. me banim në fshatin Pjezë të komunës së Xhafzotajt.

Policia tha se rreth orës 13.50 të ditës së parë të javës, në boshtin rrugor Ura e Dajlanit-Shkozet, te stacioni i parë i autobusit, duke drejtuar një  Ford Galaxy, ka aksidentuar këmbësoren E. N. banuese në lagjen nr. 14 Durrës, e cila ndodhet në spitalin publik të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/