Durrës, 25 gusht 2014  – Një 30 vjeçare italiane, banuese në Durrës ka konsumuar një sasi të madhe ilaçesh pasi vuante nga depresioni. Shtetasja me kombësi të huaj është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit dhe më pas në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë. Sipas mjekëve ajo ndodhet ende nën kujdesin shëndetësor për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

Ndërkohë një 34 vjeçar nga Tirana është vetëhelmuar me pesticid në lagjen nr.4 të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.

Përveç 34 vjeçarit edhe një mashkull tjetër, 40 vjeç, nga Durrësi është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”. Nga veprimet  e para hetimore rezultoi se ky shtetas pasi kishte konsumuar alkool, kishte pirë edhe një sasi helmi kundër brejtësve. Fatmirësisht gjendja e tij është ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/