DURRËS, 29 tetor 2013 –Ndryshe nga PS-ja që nuk bëri një transparencë për financimet e 23 qershorit, PD-ja është hapur. Nëse në selinë “mavi” të Durrësit nuk dihet se kush e do më shumë të majtën, në PD-në bëhen publikë emrat e 80 anëtarëve blu që nuk e duan vetëm me fjalë partinë, por që nxorën pare nga xhepi për 23 qershorin 2013, në mënyrë që të merrej mandati i tretë qeverisës. Mediet qendore të 29 tetorit 2013 kanë zbardhur emrat e 562 donatorëve në shkallë vendi që kanë sponsorizuar fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Bëhet fjalë për deputetë, kandidatë për deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, të cilët kanë dhuruar të ardhura monetare për realizimin e fushatës së Partisë Demokratike. Në total, të ardhurat e siguruara nga donacionet janë 63 338 130 lekë, ose 633 mijë dollarë. Në listën e parë janë renditur 53 donatorë, të cilët kanë depozituar në llogari bankare një vlerë prej 32 215 900 lekësh, ose 320 mijë dollarë, pjesa tjetër nga 509 anëtarë anëtarësi arrin në 31 122 230 lekë.
PARAROJA
Po të bëjmë një llogaritje, 80 anëtarët e degës së PD Durrës (pa përfshirë degët e Shijakut dhe Krujës) zënë 15.7 për qind të PD-së në shkallë vendi, kurse kontributi në pare të thata që kanë dhënë të 80 militantët blu të qytetit bregdetar arrin në 7 075 000 (70 mijë dollarë), shifër që përfaqëson 22.7 për qind të të ardhurave, që ka marrë gjithsej partia në shkallë republike nga anëtarët, duke zbritur kontributin e donatorëve. PD-ja Durrës ka qenë në pararojë të të gjitha degëve.
TURPI
Turpi i PD-së janë dega Vlorë që nuk ka paguar “kokërr” leku, dega Fier me 5 anëtarë që janë “këputur” duke dhënë vetëm 350 000 lekë (3 500 dollarë) dega Tiranë me 26 kontribues që ka hedhur vetëm 2 360 000 lekë (23 mijë dollarë), etj.
NDERI
Përveç Durrësit, u lumtë dhe degëve Shkodër me 39 anëtarë dhe 4 557 850 lekë (45 mijë dollarë); Korçë, ku kanë kontribuar 46 anëtarë me 3 084 700 lekë (30 mijë dollarë); etj. Dega PD Gjirokastër ka mobilizuar bizneset, por që kanë paguar nga 1 mijë dollarë secila (Aliko Ndërtim, Petro Gaz, Val&jet Mato Hiri, Gramozi Ndërtim, Vagalat, Veko, Elka, Gjirofarma, Hari Lena). Kështu Gjirokastra me 23 kontribues dha 1 830 000 lekë (18 mijë dollarë).
SHEMBULLI
Duke u rikthyer në Durrës, mund të thuhet se në selinë blu ka dhënë shembull personal z. Igli Cara kryetari i degës, deputet dhe kandidat për deputet që ishte i pari që kontribuoi me 100 mijë lekë (1 mijë dollarë). Është interesant se mes 80 kontrubuesve, 63 prej tyre kanë hedhur secili nga 100 mijë lekë. Mund të përmendet se shumica e tyre bëjnë pjesë në forume apo ishin drejtues administratash publike apo kryetarë njësish vendore (Armand Teliti, Eduard Ndreu, Doklead Ademi, Taulant Baku, Majlinda Ballhysa, Shkëlqim Fortuzi, Bedri Luku, Ardian Kokomani, Gëzim Ylli, Neritan Golja, Çezar Beja, Filip Gjonçi, Kristo Sotiri, Skerdi Cerloj, Gladiola Busulla, Met Borshi etj.). Vetëm këta njerëz të devotshëm mund ta nxjerrin PD-në nga opozita, ndonëse kanë qarkulluar edhe zëra dashakeqës për disa prej tyre. Por del se ata, që nuk shahen, nuk japin as “shpirtin” as paret për partinë. Në mënyrë që të mos krijohen keqkuptime, “Dyrrah”-u po boton listën e kontribuesve demokratë të 23 qershorit në Durrës.
LISTA
01. Eduard Ndreu 100.000
02. Doklead Ademi 100.000
03. Agron Çopja 100.000
04. Denis Shëngjergji 100.000
05. Taulant Baku 100.000
06. Neritan Golja 100.000
07. Alban Isteri 100.000
08. Majlinda Ballhysa 100.000
09. Klodian Pajuni 100.000
10. Erjona Jakova 50.000
11. Januz Tafili 100.000
12. Ismail Burgija 100.000
13. Ilir Xhillari 100.000
14. Ardian Reçi 100.000
15. Mexhit Hasa 20.000
16. Arian Varoshi 100.000
17. Nevila Kalaja 100.000
18. Drita Vreshtazi 20.000
19. Ledio Deliallisi 100.000
20. Shkëlqim Fortuzi 100.000
21. Ermir Hoxha 100.000
22. Anila Balta 100.000
23. Edi Hoxha 100.000
24. Jonida Spahija 100.000
25. Rasim Mezini 100.000
26. Endri Shehi 100.000
27. Bedri Luku 100.000
28. Bert Kokalari 100.000
29. Artan Sulejmani 100.000
30. Suela Dedja 50.000
31. Hysen Gashi 100.000
32. Armand Teliti 100.000
33. Igli Cara 100.000
34. Arian Dedej 100.000
35. Ardian Kokomani 100.000
36. Gëzim Ylli 100.000
37. Dashi Osmani 100.000
38. Skerdi Cerloj 100.000
39. Mario Skufi 100.000
40. Ylli Kasa 100.000
41. Agim Hoxha 100.000
42. Gladiola Busulla 100.000
43. Met Borshi 100.000
44. Agustin Gjeka 100.000
45. Avni Hoxha 100.000
46. Artan Shehu 100.000
47. Çezar Beja 100.000
48. Filip Gjonçi 100.000
49. Kristo Sotiri 100.000
50. Ardian Mehmeti 100.000
51. Kujtim Iliazi 100.000
52. Bujar Huqi 100.000
53. Redi Saraçi 100.000
54. Linda Ceka 100.000
55. Agim Lelaj 100.000
56. Arian Çela 50.000
57. Marian Hamiti 50.000
58. Erisa Hoxha 100.000
59. Elona Kulla 100.000
60. Ardi Mustafaraj 100.000
61. Eldi Basha 10.000
62. Florian Leka 100.000
63. Kole Marku 30.000
64. Arla Jakova 50.000
65. Osman Prezja 100.000
66. Besnik Alushi 100.000
67. Eris Lala 25.000
68. Ardi Lula 100.000
69. Alma Mema 100.000
70. Arben Rubiku 100.000
71. Eldi Barmeta 100.000
72. Artan Bala 25.000
73. Edlira Jakova 20.000
74. Altin Sala 100.000
75. Elsa Driza 30.000
76. Erion Velja 100.000
77. Erald Shehu 100.000
78. Drita Lika 25.000
79. Irma Musai 40.000
80. Tonin Doda 50.000
Totali: 7.075.000
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





