· ORGANIZIMI I RI I PUSHTETIT VENDOR: bashki, njësi administrative, qytet që mund të ndahet në njësi më të vogël (lagje), fshat
24 gusht 2015 – Bashki e madhe, rrogë e madhe, kështu kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako rroga i shkon deri 140 000 lekë; atij të Krujës Artur Bushi deri në 94 000 lekë, kurse kryebashkiakut të Shijakut Ardian Kokomani deri në 92 500 lekë. Ndërkohë Ministria e Financave ka miratuar klasifikimin e funksioneve, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe të kufijve maksimalë dhe minimalë të pagave për funksionarët e zgjedhur, të emëruar, për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në organet e qeverisjes vendore. Nuk ka efekte financiare shtesë, pasi për pagat e administratorëve do të përdoren fondet e pagave të përdorura për funksionin “kryetar” në njësitë e qeverisjes vendore që, deri para miratimit të ndryshimeve ligjore, ishin komuna dhe aktualisht nuk do të jenë më të tilla, thotë Ministria e Financave.
Për njësitë administrative me 20 001 deri 50 000 banorë, administratori paguhet 51 500 deri 92 500 lekë.
Për njësitë administrative me 5 001 deri 20 000 banorë, administratori paguhet nga 41 400 deri 79 500 lekë.
Për njësitë administrative me më pak se 5 000 banore, administratori paguhet nga 37 400 deri 56 100 lekë.
Më të favorizuar nga pagesa janë adminsitratorët e Rrashbullit, Xhafzotajt, Sukthit, Katundit të Ri, Fushë-Krujës, Niklës që kanë deri në 20 001 banorë dhe ata të lagjeve të qytetit të Durrësit, duke u barazuar me rrogën e kryebashkiakut të Shijakut!
Prandaj dhe pritet, që deri në janar 2016 të ketë negociata “hot” mes aleatëve të majtë për administratorë, të cilët aktualisht janë caktuar nga Dako nga administrata e bashkisë.
Info
NGA LIGJI Nr. 30/2015 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8652, DATË 31.7.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Përcaktimi: bashki, qark dhe nënndarjet
1. Bashkia është njësi bazë e qeverisjes vendore.
2. Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh. Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj.
3. Bashkia përbëhet nga disa njësi administrative, sipas lidhjeve tradicionale, historike, ekonomike dhe sociale. Njësitë administrative në territorin e një bashkie, shtrirja e tyre territoriale dhe emri përcaktohen me ligj.
4. Njësitë administrative përbëhen nga qytetet dhe / ose fshatrat. Shtrirja territoriale, emri i qyteteve dhe fshatrave, pjesë e çdo njësie administrative, përcaktohen me ligj. Shpallja e qyteteve të reja bëhet me ligj.
5. Qytetet mund të ndahen në njësi më të vogla që quhen lagje. Një lagje mund të krijohet vetëm në territore, që si rregull kanë mbi 20 mijë banorë. Ndarja e qyteteve në lagje dhe shtrirja e tyre territoriale miratohet me vendim të këshillit bashkiak.
6. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore.
7. Qarku përfaqëson një unitet administrativo- territorial të përbërë nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj.".
Bashkia
1. Bashkia është njësi bazë e qeverisjes vendore.
2. Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh.
Bashkitë, shtrirja territoriale, emri dhe qyteti qendër i saj përcaktohen me ligj.
3. Bashkia përbëhet nga disa njësi administrative, sipas lidhjeve tradicionale, historike, ekonomike dhe sociale. Njësitë administrative në territorin e një bashkie, shtrirja e tyre territoriale dhe emri përcaktohen me ligj.
4. Njësitë administrative përbëhen nga qytetet dhe/ose fshatrat. Shtrirja territoriale, emri i qyteteve dhe fshatrave, pjesë e çdo njësie administrative, përcaktohen me ligj. Shpallja e qyteteve të reja bëhet me ligj.
5. Qytetet mund të ndahen në njësi më të vogla që quhen lagje. Një lagje mund të krijohet vetëm në territore, që si rregull kanë mbi 20 mijë banorë. Ndarja e qyteteve në lagje dhe shtrirja e tyre territoriale miratohet me vendim të këshillit bashkiak.
6. Qarku është njësi e nivelit të dytë të qeverisjes vendore.
7. Qarku përfaqëson një unitet administrativo-territorial të përbërë nga disa bashki me lidhje gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët. Kufijtë e qarkut përputhen me kufijtë e bashkive që e përbëjnë atë. Qendra e qarkut vendoset në një nga bashkitë që përfshihen në të. Shtrirja territoriale, emri dhe qendra e qarkut përcaktohen me ligj.
Kryesia e këshillit të qarkut përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe nga 3 deri në 5 anëtarë të tjerë.
Emëron dhe shkarkon personelin e administratës së këshillit të qarkut, përveç rasteve të parashikuara ndryshe në legjislacionin në fuqi për nëpunësit civilë.
Administrata e njësisë administrative
1. Në njësitë administrative funksionon administrata që drejtohet nga administratori.
2. Administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës. Administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë administrative përkatëse.
3. Struktura dhe organika e administratës së njësive administrative, është pjesë e strukturës dhe organikës së administratës së bashkisë.
Detyrat e administratës së njësisë administrative
1. Administrata e njësisë administrative brenda juridiksionit të caktuar territorial kryen këto detyra:
a) është zyrë e shërbimit për të gjitha procedurat administrative në kompetencën e bashkisë;
b) mbikëqyr territorin për zbatimin e ligjit në të gjitha fushat në kompetencën e baskisë dhe njofton strukturat kompetente të bashkisë në rast të konstatimit të veprimeve në kundërshtim me ligjin;
c) mbështet punën e strukturave kompetente të bashkisë;
ç) bazuar në vendimin e këshillit të bashkisë mund të administrojë parqet, lulishtet dhe zonat e gjelbëruara;
d) bazuar në vendimin e këshillit të bashkisë mund të administrojë tregjet publike;
dh) bazuar në vendimin e këshillit të bashkisë mund të administrojë këndet e lojërave, terrenet sportive, bibliotekat, shtëpitë dhe klubet e rinisë;
e) përgatit dhe i propozon kryetarit të bashkisë planin për investimet nën juridiksionin e saj territorial si dhe mbikëqyr, pas miratimit, zbatimin e tyre sipas ligjit;
ë) propozon, sipas ligjit, emërtimin e rrugëve, shesheve, institucioneve dhe objekteve që janë nën juridiksionin e saj territorial;
f) mbështet, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e kryetarëve dhe kryesive të fshatrave;
g) i propozon kryetarit të bashkisë dhënien e titujve të nderit dhe stimujve për personat nën juridiksionin e saj territorial;
gj) propozon marrjen e nismave në dobi të komunitetit brenda juridiksionit të saj
territorial;
h) kryen çdo funksion tjetër të deleguar nga kryetari apo këshilli i bashkisë.
2. Administratori i njësisë administrative është organi kompetent për konstatimin dhe shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, të përcaktuara si të tilla me akte të këshillit bashkiak, brenda juridiksionit të caktuar territorial.
3. Administratori mund t’i delegojë kompetencën e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, nëpunësve të administratës në varësi.”
Drejtimi i fshatit
Zgjedhjet e kryesisë dhe të kryetarit të fshatit bëhen një herë në katër vjet pas zgjedhjeve për këshillin bashkiak dhe jo më vonë se tre muaj pas këtyre zgjedhjeve.
Në rastet e krijimit të vendit vakant për kryetarin e fshatit ose për anëtar të kryesisë zhvillohen procedurat e mësipërme të zgjedhjes për vendin vakant. Mandati i të zgjedhurit të ri vazhdon deri në përfundim të periudhës së mbetur të afatit katërvjeçar.
Administrimi i lagjes
Në rastin e krijimit të lagjeve, në secilën lagje krijohet dhe funksionon administrata e lagjes, që drejtohet nga administratori i lagjes. Administratori i lagjes emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë. Nëpunësit e tjerë të administratës trajtohen sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil.
/red. th. m. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





