Mjeshtri i madh Mirush Kabashi, artisti durrsak fama e të cilit ka kapërcyer kufijtë kombëtarë, në një prononcim për DurrësLajm, komenton eksodin e 25 vjetëve të shkuar të mijëra shqiptarëve që u nisën nga porti i Durrësit. Për të, ikja ka përmasa biblike. “Nënat dhe motrat veshën shamitë e zeza, pasi qyteti u zbraz nga të rinjtë,” – kujton Kabashi, i cili nënvizon se “ka patur edhe viktima, por deti nuk ka gojë të flasë, se po të kishte gojë ai do të ulërinte.”
Por sa është Shqipëria si gjithë Evropa sot, 25 vjet më pas? Për artistin,akoma “jo”. “Ndryshimet në pikëmapjen fizike të Shipërisë janë emocionuese, por në pikëmapjen e mentalitetit njerëzit janë shumë pas,” nënvizon mjeshtri i madh Kabashi.





