Durrës, 2 maj 2014 – Grabiti supermarketin me maskë dhe i shpenzoi të gjitha paratë brenda pak orësh në kazino. Në orën 03:00 të mëngjesit, Fatmir Luka, 30 vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij, në lagjen 15 në Durrës.

30- vjeçari njihej si një kontigjent për policinë dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Ai u ndalua pasi dyshohet të jetë autori i grabitjes së supermarket “Luli” në lagjen nr.18 mbrëmjen e djeshme.

Në pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë së marketit, duken mjaft qartë momentet kur Luli nën kërcënimin e armës arriti t’i merrte kasieres rreth 200 mijë lekë të vjetra që ishin në kasë. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/